“Haradinaj duhet pushkatuar”, Prokuroria Themelore ndërmerr veprime urgjente pas kërcënimit të deputetit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar lidhur me një deklaratë të një emigranti i cili ka kërcënuar deputetin Ramush Haradinaj. Në deklaratë emigranti është shprehur se Haradinaj duhet pushkatuar.

Mësohet se Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP) për të nisur punën për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me këtë rast.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të bashkëpunoj ngushtë me Policinë e Kosovës, me qëllim të identifikimit të personit përgjegjës, zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejme, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

The post “Haradinaj duhet pushkatuar”, Prokuroria Themelore ndërmerr veprime urgjente pas kërcënimit të deputetit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: