Pas gati 10 vitesh bashkë, martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë zyrtarisht burrë e grua, pas gati një dekade lidhjeje. Sulmuesi portugez postoi një imazh në llogarinë e tij në Instagram ku tregon unazat martesës.

Duke e quajtur dasmën e vitit, mediat rapotuan se çifti zhvilloi një ceremoni civile intime në Cascais të Portugalisë.

Historia e tyre e dashurisë nisi në vitin 2017, kur Ronaldo dhe Georgina u njohën në një dyqan Gucci, ku ajo punonte si asistente shitjesh.

Lidhja e tyre u bë publike po atë vit dhe që prej atëherë çifti është shndërruar në një nga çiftet më të njohura të sportit dhe showbiz-it.

Çifti ka dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Ronaldo është gjithashtu baba i Cristiano Jr., si dhe i binjakëve Eva Maria dhe Mateo.

The post Pas gati 10 vitesh bashkë, martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: