Abdixhiku: Nga ky moment askush s’ka të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Edhe në orët e mbrëmjes Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, iu drejtua publikut në lidhje me zhvillimetm që kanë të bëjnë me krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Ai tha se LDK-ja do të mbetet në opozitë, por do të hyjë në bisedime për presidentin jopartiak.

Abdixhiku tha se janë të gatshëm të bisedojnë për një president që mbron interesat e Kosovës.

Tha se për këtë LDK nuk dëshiron asgjë në këmbim, duke theksuar se më pushteti nuk ka drejtë të vonojë konstituimin e Kuvendit.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjedhjen e një presidenti që mbron interesat e Republikës së Kosovës. Nga ky moment askush nuk ka arsye dhe të drejtë që të vonojë konstitumin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe nisjen e bisedimeve për presidentin”, tha Abdixhiku

The post Abdixhiku: Nga ky moment askush s’ka të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: