Trajnerët spanjollë pushtojnë Europën, janë atë më të mirët për vitin 2026

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ndeshja e parë zyrtare e sezonit të ri ka konfirmuar trendin e vitit të kaluar (edhe të Botërorit). PSG e Luis Enrique fitoi Superkupën e Europës kundër Aston Villa të Unai Emery, që kishte fituar Europa League.

Trajneri spanjoll i PSG-së, në ndeshjen e fundit të sezonit të shkuar triumfoi në Champions League kundër Arsenalit të Mikel Artetës, që fitoi titullin kampion në Premier League.

Triumfi i Luis Enrique shenjtëroi dominimin e trajnerëve iberikë në botën e futbollit.

Është koha e trajnerëve spanjollë, të cilët po tregojnë me shifra se janë vërtet më të mirët e momentit. Ata kanë kaluar tashmë trajnerët italianë sa u takon trofeve europianë të fituar.

Janë 47 trife të fituar nga 20 trajnerë spanjollë të ndryshëm, karshi 43 trofeve të marrë nga 18 trajnerë italianë.

The post Trajnerët spanjollë pushtojnë Europën, janë atë më të mirët për vitin 2026 appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: