LDK-ja refuzon takimin me Presidenten në detyrë, Haxhiu

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pas PDK-së dhe Aleancës, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën për takimin e thirrur për nesër nga Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu.

Zyrtarë të LDK-së kanë deklaruar për mediat se partia e konsideron Haxhiun “një nga 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës”, duke bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur prej saj.

Ndërkohë, LDK-ja nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi ndërmjet kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku, dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në takimin e nesërm pritet të marrin pjesë Kurti dhe liderët e partive minoritare joserbe.

Haxhiu i ka ftuar të gjitha partitë politike në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend. Në ftesën e saj, ajo ka propozuar diskutimin për një emër konsensual për President të Kosovës.

The post LDK-ja refuzon takimin me Presidenten në detyrë, Haxhiu appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: