Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur takimin e radhës me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun pasditen e ditës së sotme.
Kurti dhe Abdixhiku takohen në kuadër të negociatave për arritjen e një dakordimi për zgjedhjen e një presidenti konsensual, pas tërheqjes së LDK-së nga kërkesat për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.
Abdixhiku është i shoqëruar me ish-presidenten, Vjosa Osmanin dhe nënkryetarin e partisë së tij, Lutfi Haziri.
Para takimit Kurti tha takohen për të diskutuar për konstituimin e institucioneve.
“Do të takohem me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun dhe do të shohim si mund të ecim përpara që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të, natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive si gjithmonë”, u shpreh Kurti.
The post Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Kurti takohet me Abdixhikun, Osmanin dhe Hazirin appeared first on Euronews Albania.
