Muzikë mes historisë së Kalasë, Orkestra e Harqeve performon në sheshin “Gensher”

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Muzika bashkëkohore dhe historia u takuan në një prej hapësirave më karakteristike të Elbasanit, teksa sheshi “Gensher”, pranë Portës së Kalasë, u kthye në një skenë të hapur për tingujt e Orkestrës së Harqeve, në një koncert që solli një repertor modern për publikun elbasanas.

Nën drejtimin e dirigjentëve Antonio Pine dhe Sami Kaziu, tingujt e instrumenteve me harqe u ndërthurën me ritmet e muzikës bashkëkohore, duke krijuar një atmosferë të veçantë në hapësirën historike.

Koncerti vijoi mes arkitekturës dhe historisë së Kalasë, duke i dhënë muzikës një tjetër dimension dhe duke e kthyer një prej pikave simbolike të qytetit në një skenë për artin.

Përmes këtij aktiviteti, organizatorët synojnë ta afrojnë publikun me muzikën bashkëkohore dhe të sjellin aktivitete të reja kulturore në hapësirat publike të qytetit.

Një mbrëmje ku tingujt bashkëkohorë u përballën me historinë e Elbasanit, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e hapësirave historike për të pritur aktivitete artistike dhe kulturore.

The post Muzikë mes historisë së Kalasë, Orkestra e Harqeve performon në sheshin “Gensher” appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: