Incident me armë zjarri në Rahovec, një i mitur humb jetën

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një i mitur raportohet se ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në Rahovec, pas një incidenti me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se i mituri u gjet i shtrirë në shtëpinë e tij në fshatin Bellacërkë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët konstatuan më pas vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka sekuestruar një armë zjarri, e cila është marrë si provë materiale.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes së rëndë.

The post Incident me armë zjarri në Rahovec, një i mitur humb jetën appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: