Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, e ka konsideruar “skandaloze dhe të papranueshme” mënyrën se si Lista Serbe e propozoi kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit.
Gjatë propozimit, deputeti Igor Simiç tha se nënkryetarin e propozon “në emër të popullit serb”.
‘’Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, shkroi Gërvalla në reagimin e saj në Facebook.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, paraprakisht kërkoi nga administrata e Kuvendit që të sqarojë nëse mënyra e propozimit të nënkryetarit nga Lista Serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Në të kundërtën, Haxhiu tha se do të veprohet në përputhje me rregulloren e Kuvendit.
The post ‘S’ka popull serb në Kosovë’ – Vetëvendosje e quan skandaloz propozimin e Listës Serbe appeared first on Euronews Albania.
