100 kg kokainë nga Kolumbia, kapen në Greqi 6 persona mes tyre 4 shqiptarë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një operacion i përbashkët i Policisë Greke dhe agjentëve të DEA-s amerikane ka çuar në sekuestrimin e rreth 100 kilogramëve kokainë në aeroportin e Athinës.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës janë ndaluar 6 persona, ndërsa të paktën 4 prej tyre dyshohet se janë shtetas shqiptarë.

Lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila të freskët, e cila kishte mbërritur në Greqi nga Kolumbia.

Autoritetet greke dhe amerikane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit kriminal. Sipas të dhënave paraprake, organizata mund të ketë edhe anëtarë të tjerë, të cilët ende nuk janë arrestuar.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe për zbardhjen e destinacionit final të sasisë së kokainës.

The post 100 kg kokainë nga Kolumbia, kapen në Greqi 6 persona mes tyre 4 shqiptarë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: