100 milionë euro klauzolë, Barcelona blindon talentin spanjoll

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Barcelona ka nisur lëvizjet për rinovimin e kontratës së mbrojtësit spanjoll Gerard Martín, të cilin tashmë e sheh si pjesë të rëndësishme të projektit të klubit për vitet e ardhshme.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona synon t’ia zgjasë kontratën Martinit, e cila aktualisht skadon në verën e vitit 2028, ndërsa klauzola e lirimit pritet të rritet në 100 milionë euro. Klubi gjithashtu planifikon t’i përmirësojë pagën, si shpërblim për zhvillimin dhe paraqitjet e tij të fundit.

Gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se Barcelona ka zhvilluar kontaktet e para me lojtarin dhe agjentin e tij. Bisedimet ende nuk kanë kaluar në fazën e takimeve zyrtare, por të dyja palët janë të interesuara për vazhdimin e bashkëpunimit.

Martín ka fituar më shumë hapësirë në skuadër nën drejtimin e Hansi Flick, i cili beson në aftësitë e tij. Për këtë arsye, Barcelona dëshiron ta blindojë mbrojtësin dhe ta shohë atë si një nga pjesët e rëndësishme të së ardhmes së ekipit.

The post 100 milionë euro klauzolë, Barcelona blindon talentin spanjoll appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: