Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Veriore Marmara në Turqi ku një autobus që u përplas me barrierat e pagesës dhe më pas shpërtheu në flakë. Fatkeqësisht nga kjo ngjarje humbën jetën dy persona dhe u plagosën tetë të tjerë.
Incidenti ndodhi në zonën e pagesës në kryqëzimin Isıklar në lagjen Eyupsultan të Stambollit. Sipas raportimeve të medias turke, shoferi thuhet se humbi kontrollin e autobusit, duke bërë që ai të përplasej me barrierat.
Pas përplasjes , autobusi u përfshi shpejt nga flakët, ndërsa momenti i përplasjes dhe përhapja e zjarrit u filmuan nga një kamera sigurie.
Forcat e xhandarmërisë turke nxituan në vendngjarje, duke evakuuar autobusin dhe duke nxjerrë pasagjerët nga automjeti që po digjej.
The post Aksident i rëndë në Turqi, autobusi përfshihet nga flakët pas përplasjes. 2 viktima dhe 8 të plagosur (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
