Ditën e sotme është ndarë nga jeta humanistja, mjekja, poetja dhe veprimtarja e njohur nga Kosova, Dr. Flora Brovina.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e saj nga jeta, duke vlerësuar kontributin dhe veprimtarinë e Brovinës.
“Kosova humbi një grua të jashtëzakonshme, humaniste, mjeke, poete dhe veprimtare të palodhshme, e cila me guximin dhe përkushtimin e saj la gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe kujtesën tonë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Sipas Qendrës, Flora Brovina ishte një mbështetëse e kauzës së saj për drejtësinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Ajo ishte gjithashtu ndër të parat që mbështeti iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhej simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Qendra u ka shprehur ngushëllimet familjes, të afërmve dhe miqve të Flora Brovinë
The post Ndahet nga jeta Flora Brovina, Qendra “Gjenocidi në Kosovë”: Kosova humbi një grua të jashtëzakonshme appeared first on Euronews Albania.
