UEFA ka konfirmuar stadiumet që do të presin finalet e Ligës së Kampionëve në vitet 2028 dhe 2029.
Finalja e vitit 2028 do të zhvillohet në Mynih të Gjermanisë, në stadiumin e Bayern Munichut, ndërsa një vit më vonë trofeu më prestigjioz i futbollit evropian do të vendoset në Wembley të Londrës.
Sipas vendimit të UEFA-s, finalja e vitit 2028 do të zhvillohet më 27 maj, ndërsa ajo e vitit 2029 më 2 qershor.
Për vitin 2029, Wembley ishte në garë me Barcelonën dhe Camp Noun, por UEFA ka përzgjedhur kryeqytetin anglez për organizimin e finales. Në procedurën e aplikimit për dy finalet e Championsit kishin shprehur interes Gjermania, Anglia dhe Spanja.
Kështu, pas finales së vitit 2027 në Madrid, në stadiumin Metropolitano, dy edicionet pasuese të Championsit do të zhvillohen në dy prej stadiumeve më ikonike të Evropës.
The post UEFA konfirmon dy stadiumet që do të presin finalet e Championsit appeared first on Euronews Albania.
