Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Haradinaj: Vendim i padrejtë, kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar këtë të mërkurë përmes një video në rrjetet sociale lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Haradinaj në video shprehet se ky është një vendim i padrejtë dhe se kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë.

“Vendimi i sot me dënim për udhëheqësit e UÇK në emër të popullit të Kosovës është i papranueshëm dhe i padrejtë. Beteja për drejtësi duhet te vazhdojë kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës, vendim dënues për UÇK-në”, tha ai.

The post Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Haradinaj: Vendim i padrejtë, kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: