Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati pa vendimit të dhënë këtë të mërkurë nga Gjykata Speciale në Hagë ka reaguar për mediat. Ai theksoi se gjykata e mori vendimin dhe i dënoi ish-krerët e UÇK-së pa argumente. Gucati shtoi se shpresa e tyre mbetet Apeli.
“Gjykatë tmerri e gjykatë kriminale. I dënon njerëzit pa argumente. Kjo është e papranueshme. Sot kjo gjykatë tentoi dhe ia arriti të kënaqë Rusinë dhe Serbinë me këto dënime. Shpresa nuk humb, apeli është. Shpresojmë te apeli”, tha ai.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.
The post Gucati pas vendimit në Hagë: Gjykatë kriminale, dënon pa argumente. Shpresa nuk humb appeared first on Euronews Albania.
