Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, e vlerësoi dënimin e katërshes së UÇK-së, si “moment të rëndësishëm për viktimat që kanë pritur me dekada për drejtësi”.
“Dënimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me tre ish-udhëheqës të lartë të UÇK-së për krime lufte, tregon se pozitat e larta apo pozitat gjatë luftës nuk duhet të mbrojnë askënd nga përgjegjësia për krime të rënda”, tha Hugh Williamnson, drejtori për Evropë dhe Azi Qendrore në HRW në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.
The post HRW për vendimin e Speciales: Moment i rëndësishëm për viktimat që pritën për drejtësi appeared first on Euronews Albania.
