Forca të shtuara policore te Qeveria e Kosovës, paralajmërohet sërish protestë pas vendimit të Hagës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Forca të shtuara të Policisë janë parë në mëngjesin e kësaj të enjteje tek objekti i Qeverisë së Kosovës. Sipas raportimeve, një protestë para objektit të Qeverisë është paralajmëruar edhe për sot. 

Kjo protestë po organizohet në shenjë revolte kundër vendimit në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së, të cilët u dënuan më 81 vjet burgim nga Specialja.

Një protestë e tillë është mbajtur edhe dje para EULEX-it dhe objektit të Qeverisë, ku pati edhe të arrestuar për shkak të hedhjes me gurë ndaj këtyre objekteve. 

The post Forca të shtuara policore te Qeveria e Kosovës, paralajmërohet sërish protestë pas vendimit të Hagës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: