Mbrëmë, rreth mesnatës, dhjetëra persona janë mbledhur para selisë së EULEX-it në Prishtinë, pas përfundimit të protestës së mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Sipas raportimeve, të pranishmit kanë qëndruar për një kohë para selisë së misionit evropian, ku kanë brohoritur, ndërsa më pas është hedhur edhe një mjet piroteknik.
Deri më tani, nuk është raportuar për persona të lënduar apo për ndonjë incident tjetër si pasojë e hedhjes së mjetit piroteknik.
Grupi i protestuesve kishte mbërritur para EULEX-it pas përfundimit të protestës para Qeverisë, duke vazhduar atje shprehjen e pakënaqësisë së tyre pas vendimit për dënimin e katërshes së UÇK-së në Hagë me 81 vjet burgim.
The post Pas tubimit te Qeveria, protestuesit u zhvendosën para selisë së EULEX-it dhe hodhën një mjet piroteknik appeared first on Euronews Albania.
