Qindra qytetarë janë mbledhur këte të premte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtimin të vendimit të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin, Jakupin Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin me gjithsej 81 vjet burgim.
Të pranishëm në protestë janë edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe deputetë të kësaj partie. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët mbajnë në duar flamujt të UÇK-së teksa sheshi është “pushtuar” nga mbështetësit e Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit.
Para nisjes së protestës, policia e Kosovës ka bërë thirrje që qytetarët të mos mbajnë maska gjatë protestave. Policia ndër tjerash u ka bërë thirrje protestuesve që të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin sende e mjete të forta.
The post Protestë në Prishtinë, qindra qytetarë “pushtojnë” sheshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
