Laporta zbulon planet për ta nderuar Messin pas përfundimit të punimeve në “Spotify Camp Nou”

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka bërë me dije se katalanasit do ta nderojnë yllin argjentinas Lionel Messin me një ceremoni të veçantë pasi të përfundojnë punimet në “Spotify Camp Nou”.

Laporta gjatë Asamblesë së Përgjithshme të klubit të shtunën foli edhe për mundësinë që Messi të rikthehej në Barcelonë për një sezon tjetër.

“Siç kemi thënë tashmë, kur stadiumi të përfundojë, do të organizojmë një nderim për të”, deklaroi Laporta.

Njoftimi vjen në një kohë kur raportohet për marrëdhënie të tensionuara mes Messit dhe drejtimit aktual të klubit.

Messi u largua nga Barcelona si lojtar i lirë në vitin 2021, pasi klubi nuk ishte në gjendje t’ia rinovonte kontratën për shkak të problemeve financiare.

The post Laporta zbulon planet për ta nderuar Messin pas përfundimit të punimeve në “Spotify Camp Nou” appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: