Sulmi në Banjskë, provokojnë serbët; nderojnë agresorët gjatë ndeshjes

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Klubi serb i futbollit Crvena Zvezda ka publikuar një mesazh me tone nacionaliste në ditën e trevjetorit të sulmit të armatosur në Banjskë, ku më 24 shtator 2023 u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në kanalet zyrtare të klubit është publikuar mesazhi: “Lavdi e përjetshme heronjve të Banjskës”, përmes të cilit përkujtohen tre serbët e vrarë gjatë përleshjeve me Policinë e Kosovës.

Crvena Zvezda ka shpërndarë gjithashtu një fotografi nga koreografia e tifozëve të saj “Delije”, ku shihet mbishkrimi “Ende nënat lindin Obiliqë”, një referencë ndaj Milosh Obiliqit, figurë e traditës epike serbe.

Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur serb u përlesh me Policinë e Kosovës.

The post Sulmi në Banjskë, provokojnë serbët; nderojnë agresorët gjatë ndeshjes appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: