Kambanat e kishave do të bien në të gjithë Francën të premten në mëngjes, në kuadër të vizitës së parë zyrtare të Papa Leo XIV në vend.
Konferenca e Ipeshkvijve të Francës tha se kambanat do të bien për shtatë minuta, si një gjest simbolik për të shënuar nisjen e vizitës dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve të marrin pjesë në këtë moment.
Pas mbërritjes në Paris dhe pritjes nga presidenti francez në Pallatin Élysée, Papa Leo XIV do të mbajë një fjalim në selinë e UNESCO-s, ku pritet të flasë për inteligjencën artificiale dhe paqen globale.
Gjatë vizitës dyditore, Papa do të kremtojë një meshë në Katedralen Notre-Dame dhe do të marrë pjesë në një vigjilje lutjeje me të rinjtë në Stade de France. Të shtunën, rreth 600 mijë persona pritet të marrin pjesë në një meshë në ajër të hapur në Paris.
Pas vizitës në kryeqytet, Papa Leo XIV do të udhëtojë drejt Lurdës, një nga vendet më të rëndësishme të pelegrinazhit katolik në Francë, ku pritet të takohet edhe me viktima të abuzimit seksual.
The post Papa Leo XIV nis vizitën e parë në Francë appeared first on Euronews Albania.
