Vuçiç akuzon Rashiç se me mbështetjen për Listën Studentore “po zbaton urdhrat” e Kurtit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar politikanin nga Kosova, Nenad Rashiç, se, siç u shpreh ai, “verbërisht po zbaton urdhrat e [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurtit”.

Këtë deklaratë Vuçiç e bëri gjatë përgjigjet në pyetjet e gazetarëve në Nju Jork, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ajo pason deklaratën e Rashiçit, udhëheqësit të Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë në Kosovë dhe ministër në Qeverinë e Kurtit, për Radion Evropa e Lirë kur tha se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, më 25 tetor, do ta mbështesë Listën Studentore.

“Ai [Nenad Rashiç] nuk bën asgjë tjetër në jetë përveçse i zbaton verbërisht urdhrat e Albin Kurtit. I mbështeti bllokuesit, i uroj gjithë të mirat me mbështetjen e Albin Kurtit dhe [kryeministrit të Kroacisë] Andrej Pllenkoviçit. Uroj sukses të madh për të gjithë në zgjedhje”, tha Vuçiç.

The post Vuçiç akuzon Rashiç se me mbështetjen për Listën Studentore “po zbaton urdhrat” e Kurtit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: