Të shtëna me armë në aksin Prishtinë-Ferizaj, tre të plagosur

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Prishtinë-Ferizaj. Mësohet se nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur tre persona. Dy prej të lënduarve morën plagë nga arma e zjarrit, ndërsa i treti nga një mjet i mprehtë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana u shpreh se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00. Ai theksoi se të plagosur janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Të shtëna me armë në aksin Prishtinë-Ferizaj, tre të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: