Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu këtë të hënë ka nënshkruar dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas. Sipas njoftimit të Presidencës, Haxhiu ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm.
Ajo theksoi se me këtë mision, Kosova bëhet më e afërt për qytetarët e saj dhe më e pranishme në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të Amerikës.
“Ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth, por edhe mirënjohje për mërgatën tonë në Amerikë, e cila për dekada ka punuar, ka ndihmuar, ka lobuar dhe ka qëndruar pranë Kosovës. Në çdo kapitull të rrugës sonë, prej rezistencës e deri te shtetndërtimi, mërgata ka pasur rol kyç”, tha ajo.
The post Presidentja Haxhiu nënshkruan dekretin: Do të hapet Konsullata e Kosovës në Teksas appeared first on Euronews Albania.
