Bashkimi Europian e ka ndaluar importin e mishit brazilian nga 3 shtatori, pas një vendimi unanim të ekspertëve të shteteve anëtare, për shkak të përdorimit të antimikrobikëve për stimulimin e rritjes së kafshëve. Brazili bëhet kështu vendi i parë që hiqet nga lista e shteteve që përmbushin standardet e sigurisë ushqimore të BE-së.
Vendimi vjen në një moment të ndjeshëm, pasi marrëveshja tregtare BE-Mercosur ka hyrë përkohësisht në fuqi më 1 maj, duke nxitur kundërshtime nga fermerët evropianë për konkurrencë të padrejtë nga importet latino-amerikane.
Komisioni Evropian theksoi se standardet e sigurisë ushqimore do të zbatohen pa përjashtim edhe për produktet e importuara. Nga 3 shtatori, Brazili nuk do të mund të eksportojë në BE produkte si mish viçi, shpendë, vezë, mjaltë dhe produkte të akuakulturës.
Ndërkohë, edhe tregu shqiptar i mishit mbetet i varur në masë të madhe nga importet braziliane. Sipas të dhënave të INSTAT, importet e mishit në Shqipëri janë rritur me 29% gjatë periudhës 2014–2024, duke arritur në rreth 48 mijë tonë vetëm gjatë vitit të kaluar. Brazili vazhdon të jetë furnizuesi kryesor i mishit për tregun shqiptar, çka ngre pikëpyetje mbi ndikimin që vendimi i BE-së mund të ketë edhe në zinxhirin e furnizimit dhe standardet e sigurisë ushqimore në rajon.
The post Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor appeared first on GIJOTINA.
