Në një lidhje live për Euronews Albania, gazetari Kosov Gjoci dha më shumë detaje përsa i përket listës së emrave për kandidat për deputet sa i përket partisë Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Sipas Gjocit, tre risitë që Kurti ka zgjedhur dhe i ka futur për kandidat për deputet janë Osman Musliu, Mulla Osmani dhe Adelina Tërshani. Ndërkohë, gazetari theksoi se zgjedhja e Musliut është një zgjedhje jo e qëllimshme, ku siç e theksoi edhe ai, Musliu është iman i cili gëzon një respekt të madh nga njerëzit jo vetëm nga komuniteti fetar por nga i gjithë vendi. Siç e theksoi ai, me këtë kandidat Kurti synon të hyjë në Drenicë.
“Osman Musliu gëzon një respekt të veçantë jo vetëm nga komuniteti fetar por nga i gjithë vendi. Ka qenë një nga imanët e paktë kur Kosova është përballur me ekstremin fetar, ka qenë më i zëshmi kundër këtyre rrymave dhe me respektin që gëzon, rolin, kontributin, është iman aktiv dhe i bie që Kurti synon që të hyjë në Drenicë, duke marrë parasysh respektin që gëzon Musliu dhe domosdoshmërisht nëpërmjet kësaj ai dëshiron të futet në Drenicë. Osman Musliu ka qenë një mbështetës i hapur për Kurtin, nuk është se nuk e ka fshehur.
Ajo çfarë diskutohet është nëse Musliu zgjidhet deputet ai duhet të heq dorë nga petku fetar, sepse Kosova është shtet laik.
Është interesant dhe miqësia që Kurti ka bërë me Mulla Osmanin dhe Adelina Tërshani të cilët janë komplet të kundër kur bëhet fjalë për çështje të caktuara le të themi tek çështje e komunitetit LGBTI”, tha Gjoci.
The post A ka risi në listën e Kurtit, gazetari zbulon emrat appeared first on Euronews Albania.
