Incidenti mes Lushtakut dhe Mehanit, spitali i Mitrovicës del me njoftim zyrtar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka dalë me njoftim lidhur me incidentin mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj, gjë për të cilën ka konfirmuar se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore rreth orës 13:30

Ky njoftim erdhi pas pretendimeve të kryetarit të LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, se është rrahur nga kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku dhe “banda e tij”.

“Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, konfirmon se në ora 13:10, dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se, aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera.

The post Incidenti mes Lushtakut dhe Mehanit, spitali i Mitrovicës del me njoftim zyrtar appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: