Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar personi i plagosur i identifikuar me inicialet A.V. dhe ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, QKUK ku po merr ndihmë mjekësore.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë incident.
“Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
The post Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person appeared first on Euronews Albania.
