Bordi i Ramës njofton çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Bordi i Transparencës ka ndërhyrë sërish në tregun e karburanteve ditën e sotme, duke vendosur çmimet e reja, në ndryshim me një ditë më parë.

Nafta është ulur me 3 lekë dhe benzina është ulur me 2 lekë.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër”, njoftoi Bordi ditën e sotme.

Ky vendim nis nga ora 13:00 e pasdites së sotme.

The post Bordi i Ramës njofton çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: