BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga Europian Union, mbështet programin kombëtar të startupeve “Women Startup Albania”. Me një vëmendje të vecantë në fuqizimin e sipërmarrjes së gruas, BERZH, po mbështet për të katërtin vit me radhë programin, me objektiv rritjen e kapaciteteve të sipërmarrjes femërore.
Fuqizimi i gruas në biznes, ka treguar se, ndikimi i saj shkon përtej përmirësimit të situatës së saj financiare, duke dhënë një impact të fortë në mjedisin social.
Falë mbështetjes së BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga Europian Union, këtë vit do të kenë mundësi të marrin pjesë në 4 mastërklasa themelore për zhvillimin e biznesit, të paktën 70 startupe.
Ky është viti i katërt që BERZH, mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit të qendrës Kallz.
Qendra Kallz, është lehtësues i certifikuar nga Ministria e Sipërmarrjes dhe Agjensia e Startupeve prej 5 vitesh.
Programi parashikon punë të dedikuar në grup me 70 startupe dhe sesione të dedikuara me 10 startupet finalist, të cilët do të prezantojnë idetë dhe nismat e tyre para investitorëve potencialë.
Ardiola Hristiç, menaxhere e “Këshilla për Bizneset e Vogla”, BERZH, thotë se, “Përmes programeve të Këshillimit për Bizneset e Vogla në Shqipëri, BERZH mbështet në mënyrë të vazhdueshme sipërmarrjet e drejtuara nga gratë, duke kombinuar këshillimin e specializuar me përmirësimin e aksesit në financë, një faktor kyç për rritjen dhe qëndrueshmërinë e tyre.
Fokusi ynë është të rrisim konkurrueshmërinë përmes inovacionit, transformimit dixhital dhe zhvillimit të sektorëve me potencial si agrobiznesi dhe turizmi, duke i kushtuar vëmendje të veçantë grave dhe të rinjve sipërmarrës. Këtë e bëjmë duke lehtësuar lidhjen e bizneseve të drejtuara nga gratë me burime financimi dhe instrumente mbështetëse”
Përmes Masterclass-ave që do të zhvillohen gjatë programit njëmujor, startupet do të përfshihen në procese praktike, si: Ndërtimi i Planit të Biznesit, Konsolidimi i produktit, Fushata e Marketingut dhe Pitching Presentation. 10 bizneset që realizojnë përparim më të dukshëm, futen në një fazë mentorimi dhe përgatitje për prezantim në eventin final.
Prej vitesh, ekipi i Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH, me financim të donatorëve të ndryshëm, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për rritjen e SME-ve në të gjithë vendin, në sektorë të ndryshëm si dhe për zhvillimin e ekosistemit të startupeve./Vaspas
The post BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për nisjen dhe fuqizimin e biznesit të tyre appeared first on Fast News Economy.
