Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos po qëndron sot në Prishtinë teksa zhvilloi takim me u.d të Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Pas përfundimit të takimit me Kurtin, në një konferencë për media, Kos tha se Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian, teksa tha që do të punojë që kjo të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundur.
“Sigurisht që ka vend për Kosovën në BE, ne nuk punojmë zakonisht me data. Sa më e suksesshme të jetë Kosova në përmbushjen e reformave, sa më e suksesshme të jetë në dialogun Prishtinë-Beograd, aq më të mëdha janë gjasat që të jemi në gjendje të nisim negociatat, kjo është pjesa politike. Nuk mund të jap vitin, por jam 100% e sigurt dhe do të punoj pa pushim me synimin që ta afrojmë Kosovën gjithmonë e më afër BE-së”, tha Kos.
The post Kos: Ka vend për Kosovën në BE, por kjo varet nga puna juaj appeared first on Euronews Albania.
