“Shqipja është pjesë e identitetit tonë”, Bebe Rexha mbështet studentët shqiptarë në RMV

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protestë lidhur me të drejtën për zhvillimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, artistja theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe për identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke kujtuar sakrificat ndër breza për ruajtjen e saj.

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë”, është shprehur ajo.

Bebe Rexha rikujtoi gjithashtu se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare, ndërsa theksoi se studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë qytetarët e tjerë.

Reagimi i artistes vjen në kohën kur studentët shqiptarë kanë ngritur shqetësime për kufizimin e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet universitare.

The post “Shqipja është pjesë e identitetit tonë”, Bebe Rexha mbështet studentët shqiptarë në RMV appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: