Dyshime se kanë fjetur gjatë orarit të punës, nisin hetimet për disa oficerë të policisë mbretërore në Angli

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Oficerët e policisë përgjegjës për mbrojtjen e Familjes Mbretërore në Kështjellën Windsor po hetohen për akuzat se kanë fjetur gjumë gjatë detyrës dhe kanë lënë postet e tyre pa mbikëqyrje.

Policia Metropolitane tha se drejtoria e saj e standardeve profesionale, DPS ka nisur një hetim urgjent ndaj një numri oficerësh me detyra mbrojtëse në kështjellën në Berkshire.

“Sjellja e dyshuar bie nën standardet e larta që priten nga oficerët, veçanërisht në rolet mbrojtëse në vijën e parë”, thuhet në njoftim.

Thuhej se DPS do të vlerësonte nëse ata që janë nën hetim duhet të vendosen në detyra të kufizuara, me një vendim që pritet para fundit të javës së ardhshme.

Policia tha se Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë është informuar dhe ka arritur në përfundimin se çështja do të hetohet në nivel lokal nga Policia Metropolitane.

The post Dyshime se kanë fjetur gjatë orarit të punës, nisin hetimet për disa oficerë të policisë mbretërore në Angli appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: