Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Sela: Dita kur një brez i ri merr përsipër kauzën në mbrojtje të gjuhës shqipe

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryetari i Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, me rastin e protestës së studentëve në Shkup, përmes një shkrimi ka shprehur mbështetje e tij në kërkesën e tyre që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Sela ka theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe, kërkoi barazi të plotë të saj me gjuhët e tjera në vend.

“Më rastis shpesh, gjatë debateve politike, por edhe në biseda të zakonshme mes miqsh, shqiptarë të dëgjoj një tezë të imponuar, kuptohet edhe të rrezikshme?! Thonë, deri kur do të merremi me gjuhën shqipe?

Ju përgjigjem: Deri kur gjuhës që flitet në këtë tokë më se 8000 vite, asaj sonës, t’i thuhet Gjuhë Shqipe me kushtetutë. Deri kur Gjuha Shqipe të jetë tërësisht e barabartë me gjuhën e ardhur më vonë në këtë tokë.

Edhe pasi të jetë e barabartë do të merremi, sepse është e jona, është në habitatin e vet në shtëpinë e saj. Edhe më pastaj, sepse mendojmë, shprehemi, ëndërrojmë dhe ndërtojmë ardhmërinë tonë në gjuhën tonë. Edhe më tutje, sepse është e nënës dhe e babait, e gjyshes dhe e gjyshit, e vajzës e djalit, është e studentëve.

Edhe për herë, sepse je ti, je gjuha që flet, është fjala e parë që duhet të flasësh në shqip para një të panjohuri apo i huaj qoftë, të të njoh kush je e ç’identitet ke.

Sepse kur e humb nuk je më, nuk ekziston, je asimiluar.

Sot është 18 maji, dita kur një brez i ri merr përsipër kauzën në mbrojtje të Gjuhës Shqipe. Jo për ta tregtuar, jo për ta shkëmbyer me pushtet si dje dhe si sot! Jo për ta shpallur te mbyllur diçka që jeton dhe do të jetojë bashkë me ne. Por për ti dhënë shpirt, për ta mbajtur të pastër dhe të pastër ta dorëzoj te brezi i ri nesër”, është shprehur ai.

The post Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Sela: Dita kur një brez i ri merr përsipër kauzën në mbrojtje të gjuhës shqipe appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: