Gjuriç kundërshtoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, i kundërpërgjigjet BE-ja

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, i cili së fundmi tha se Kosova “nuk është pranuar dhe nuk do të pranohet” në Këshilli i Evropës.

Sipas KosovaPress, BE-ja i ka kujtuar Serbisë detyrimet e saj në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se Beogradi është pajtuar të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.

“Bazuar në Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit, Serbia është pajtuar që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në reagimin e BE-së.

Brukseli theksoi gjithashtu se zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të mëhershme, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, mbetet kusht për përparimin e të dyja vendeve në rrugën drejt integrimit evropian.

Deklaratat e BE-së erdhën pas pohimeve të Gjuriçit, i cili tha se Serbia kishte lobuar kundër pranimit të Kosovës në KiE gjatë takimit të 135-të të Komitetit të Ministrave të mbajtur në Kishinau të Moldavisë.

The post Gjuriç kundërshtoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, i kundërpërgjigjet BE-ja appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: