Kamioni del nga rruga dhe përmbyset në Farsala të Greqisë, angazhohen tre automjete të zjarrfikësve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë pasdite në zonën e Ampelias, në Farsala, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas mediave greke, automjeti po udhëtonte nga Volosi drejt Farsalas kur fillimisht është devijuar në të djathtë në rrjedhën e trafikut. Më pas ka kaluar në korsinë e kundërt, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë greke (ELAS) dhe tre automjete të zjarrfikësve, të cilat janë angazhuar për menaxhimin e situatës.

Sipas informacioneve paraprake, shoferi ka arritur të dalë vetë nga kabina pa pësuar lëndime dhe nuk raportohet për persona të tjerë të dëmtuar.

Policia rrugore ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit.

The post Kamioni del nga rruga dhe përmbyset në Farsala të Greqisë, angazhohen tre automjete të zjarrfikësve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: