Një grup studentësh shqiptarë që po protestojnë në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe janë drejtuar pranë Gjykatës Kushtetuese, ku kanë vendosur pankarta dhe parulla në ambientet e jashtme të institucionit.
Përmes mesazheve të tyre, studentët kanë kërkuar garantimin e së drejtës për zhvillimin e provimeve profesionale në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një të drejtë kushtetuese dhe element të barazisë qytetare në Maqedoninë e Veriut.
Aksioni i tyre u zhvillua në kuadër të protestës së organizuar në Shkup, ku qindra studentë dhe qytetarë dolën në mbështetje të përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe arsimore.
The post Studentët në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe, vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Euronews Albania.
