Paolo Maldini mund të rikthehet shumë shpejt në futboll, këtë herë në kampionatin turk me Fenerbahçen.
Ish-drejtori teknik i Milanit është takuar në Milano me Hakan Safi, kandidat për president të klubit turk, i cili dëshiron t’i besojë atij drejtimin teknik të projektit të ri.
Maldini shihet si një figurë me eksperiencë dhe reputacion të lartë ndërkombëtar, pas punës së bërë te Milani. Sipas raportimeve, ish-kapiteni kuqezi ka propozuar që në pankinën e Fenerbahçes të ulet një trajner italian.
Mes emrave të përmendur janë Antonio Conte dhe Stefano Pioli. Conte mbetet një alternativë e komplikuar, pasi emri i tij lidhet edhe me kombëtaren italiane në rast ndryshimesh në federatë.
Ndërkohë, Pioli është aktualisht i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Fiorentinën. Për Maldinin ka folur edhe Leonardo, i cili deklaroi se ish-mbrojtësi ka ende shumë për të dhënë në futbollin europian.
The post Maldini përgatit rikthimin, propozon edhe trajnerin appeared first on Euronews Albania.
