“Përfaqësuesit e VLEN janë të lidhur me Kurtin”, Rashidi: Duhet t’i kishin mbështetur studentët

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

I ftuar këtë të martë në Euronews Albania ishte gazetari Nazim Rashidi, i cili foli për protestën e djeshme të organizuar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Rashidit, protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut erdhi edhe si pasojë e pakënaqësive ndaj mënyrës se si po veprojnë përfaqësuesit e VLEN në raport me këto çështje.

Ai u shpreh se qytetarët reagojnë fort kur rikthehen narrativa që cenojnë gjuhën dhe identitetin shqiptar, ndërsa shtoi se përfaqësuesit e VLEN-it, në vend që t’i trajtojnë këto shqetësime brenda qeverisë me partnerët maqedonas, shpesh fokusohen te përplasjet politike me BDI.

 “Nuk do ju lejojmë ta përdorni gjuhën shqipe. Ju duhet ta mësoni. Domethënë, një lloj imponimi agresiv i asaj që ekzistonte në vitet ’90 dhe kjo është e papranueshme. Dhe kur ja rikthen këtë kujtesë shqiptarit, sigurisht ti e ke këtë reagim. Përfaqësuesit e VLEN-it, në vend që ta sqarojnë këtë gjë me partnerët e tyre në mbledhje të qeverisë, zakonisht narrativën e kanë kryesisht duke e akuzuar vetëm BDI-në dhe jo gjithë këtë atmosferë të krijuar. Dhe kjo pastaj e sjell atë emocion të cilin e pamë.

Pa diskutim që për disa çështje partitë qeveritare shqiptare tani që janë në pushtet janë të kapura me problemet. Nuk i kanë krijuar ata, sepse këto janë situata që rrjedhin me kohë. Se njerëzit e dinë, ne e dimë se ne atje jetojmë, që të mund të fshihet kushti, retorika politike sado të jetë. Prapë, këtu disa herë duhet të merret përgjegjësia dhe disa herë duhet thënë realiteti siç është, sepse një pjesë e proceseve politike siç janë zhvilluar në 20 vitet e fundit, kanë qenë edhe ata vetë të përfshirë në formë direkte ose indirekte. Kanë qenë pjesë e zhvillimeve delikate politike të Maqedonisë, ku është tentuar të krijohet një paqe dhe ideja e vizioni se Maqedonia i përket të dy komuniteteve”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetari Thimi Samraxhiu se si janë marrëdhëniet mes Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ai u shpreh se në aspektin formal dhe në atë zyrtar, ato janë të mira.

 “Izet Mexhiti që është tani bashkëkryetar i VLEN-it ishte këtu dhe bëri takime me zyrtarët më të lartë të shtetit maqedonas shtetit shqiptar.

Është krijuar një divergjencë e panevojshme për qytetarët, që në qoftë se je me një subjekt je me Albin Kurtin, dhe në qoftë se je me një subjekt je mitologji. Nuk ka asgjë të keqe të bashkëpunojnë, të merremi vesh sepse, duam ose s’duam. Ju ishit në Shkup sikur të ishit në një qytet të Shqipërisë. Ne jemi në kontekstet moderne, jemi një dhe nuk është as problem ekzakt, edhe nëse ke divergjenca ose pikëpamje të ndryshme për fenomenet. Por të shkëpusësh marrëdhëniet si dy shtete është problem. Kjo nuk ka ndodhur për hir të së vërtetës. Ka preferenca të fuqishme më shumë se çdo herë tjetër.

Përfaqësuesit e VLEN-it janë lidhur fort me Albin Kurtin dhe me Vetëvendosjen, dhe një pjesë e madhe e njerëzve të rinj Albin Kurtin e shohin si një lider, ndoshta se është më i ri në moshë, por sidomos ja kanë pëlqyer Kurtit atë rebelizmin, protestën e të tjera, e të tjera. Tani është pak problematike që Kurti, pikërisht ky shpirt me të cilin i ka bërë këto, shqiptarët disi nuk e mbështet sepse në fakt në vetvete nuk është kundër VLEN-it, por është kundër gjithë situatës, edhe pse ata e përjetojnë pa të drejtë në këtë lloj forme. Kjo është çështja e perceptimit që ata kanë për pushtetin, të paktën këtë përshtypje jep, po jo domosdoshmërisht. Thjesht janë nuancat e politikës ditore atje, ku përplasja tentohet të bëhet me njërin-tjetrin, dhe duke e zhvlerësuar tjetrin ti do ta ngresh tjetrin, që është e panevojshme sepse ne i njohim të gjithë, siç thashë edhe më herët”, përfundoi ai.

The post “Përfaqësuesit e VLEN janë të lidhur me Kurtin”, Rashidi: Duhet t’i kishin mbështetur studentët appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: