India mund të mos jetë në gjendje ta ndjekë Kupën e Botës, ja arsyeja

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Emocionet për Kupën e Botës kanë startuar ndërsa kanë nisur të zbulohen emrat e futbollistëve të shumë vendeve. Por një dilemë ende nuk është zgjidhur. India, vendi më i populluar në botë me mbi një miliard banorë ende nuk dihet a do ta ndjekë Kupën e Botës.

Vetëm disa javë para fillimit të Kupës së Botës, nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare për të drejtat e transmetimit, një situatë që i lë miliona tifozë në harresë.

Sipas raportimeve, përfaqësuesit e të drejtave mediatike të FIFA-s kanë vizituar së fundmi Indinë në një përpjekje për të thyer bllokimin me aktorë të ndryshëm në tregun televiziv, në një kontekst ku dallimet ekonomike kanë qenë pika kryesore të krijimit të kësaj situate.

Sipas raporteve të mëparshme, ofertat erdhën shumë më poshtë pritjeve fillestare të FIFA-s, duke çuar në një bllokim të bisedimeve. Ndërkohë, organi qeverisës global i futbollit ka pohuar se negociatat mbeten të hapura, megjithëse pa detaje publike mbi ndonjë progres konkret.

Në të njëjtën kohë, tregje të tjera kanë mbyllur tashmë marrëveshjet e tyre të transmetimit, duke e lënë Indinë si një nga pikëpyetjet më të mëdha në hartën globale të turneut .

The post India mund të mos jetë në gjendje ta ndjekë Kupën e Botës, ja arsyeja appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: