Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendimin dhe ka dënuar me 6 vjet burgim ish-togerin e Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiç. Ai u dënua për akuzën për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje. Gjithashtu u gjobit me 2 mijë.
Sipas aktgjykimit, Jevtiç për veprën penale “Spiunazhi” u dënua me 6 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje u gjobit me 2 mijë euro.
Ndaj tij gjithashtu u vendos ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike në administratë publike në kohëzgjatje prej 5 vitesh pas përfundimit të dënimit me burgim.
Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në një afat prej 30 ditësh.
The post Akuza për spiunazh, Gjykata dënon me 6 vite burg ish-togerin Policisë së Kosovës appeared first on Euronews Albania.
