Ambasadori dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Partneritete, Kevin Hamilton ka publikuar në X rreth një takimi me Kapitenin e Forcave të Armatosura Zvicerane të ekipit të KFOR-it në veri të Kosovës.
Ai shprehet mirënjohës ndaj NATO-s, vende të cilat shërbejnë në KFOR.
“Duke kaluar Urën e Mitrovicës me Kapitenin Raemy të Forcave të Armatosura Zvicerane të Ekipit Ndërlidhës të Monitorimit të KFOR-it në veri të Kosovës. Thellësisht mirënjohës ndaj partnerëve të NATO-s që shërbejnë përkrah nesh në KFOR”, shkruan Hamilton.
The post Ambasadori Hamilton: Në Urën e Mitrovicës, mirënjohës ndaj NATO-s që shërben përkrah nesh në KFOR appeared first on Euronews Albania.
