Një alpinist gjatë një shëtitjeje në një zonë pyjore në lagjen Pankow në Berlin vuri re një objekt të dyshimtë. Kjo solli që ai të njoftonte autoritetet të cilat zbuluan predha.
Forcat speciale nga Zyra Shtetërore e Çështjeve Kriminale (LKA) u mobilizuan menjëherë në vendngjarje dhe gjetën gjithsej 59 predha 122 mm të papërdorura të stilit sovjetik. Ato ishin të groposura në tokë.
Sipas autoriteteve, municioni ishte nga periudha e Luftës së Dytë Botërore dhe peshonin afërsisht 1.5 ton. Pavarësisht seriozitetit të gjetjes, policia sqaroi se nuk kishte rrezik për civilët në asnjë fazë të operacionit.
Policia e Berlinit e trajtoi incidentin edhe me humor, duke shkruar në një postim në Facebook: “Në pyllin Pankow nuk kishte vetëm dru…”
The post Po bënte shëtitje në një zonë pyjore, alpinisti në Berlin zbulon 59 predha nga periudha e Luftës së Dytë Botërore appeared first on Euronews Albania.
