Juventusi dhe Milani mbeten jashtë Champions League

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi të dielën raundin e 38-të, të fundit për sezonin 2025-26, aty ku u mësuan edhe verdiktet finale.

Milani ka shkatërruar gjithë sezonin me humbjen 1-2 në “San Siro” ndaj Cagliarit, duke mbetur jashtë Champions League. Kuqezinjtë kishin nevojë vetëm për një pikë për të siguruar kualifikimin, por u larguan mes zhgënjimit të tifozëve.

Nga kjo situatë përfitoi Como, që shkroi historinë duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në Champions League

Ndërkohë, Roma fitoi në transfertë ndaj Veronës duke triumfuar 0-2.

Derbi i qytetit mes Torinos dhe Juventusit u mbyll 0-1 për bardhë e zinjtë në pjesën e parë. Takimi nisi me vonesë për shkak të përplasjeve mes tifozëve, ndërsa Juves nuk do t’i bëjnë punë as tri pikë pasi zyrtarisht janë jashtë Championsit.

The post Juventusi dhe Milani mbeten jashtë Champions League appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: