Vuçiç nga Kina: Brenda dy muajsh Serbia do të ketë robotë humanoidë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një vizitë në fabrikën moderne të makinave elektrike të kompanisë Xiaomi në Pekin, ku u njoh nga afër me teknologjinë e avancuar të automatizimit dhe inteligjencës artificiale.

Gjatë vizitës, Vuçiç pa linjën e automatizuar të prodhimit, ku rreth 2 mijë robotë punojnë në dy turne dhe prodhojnë afro 1.500 automjete në ditë, me ndërhyrje minimale njerëzore.

Vuçiç deklaroi se Serbia pritet të ketë robotë humanoidë të prodhuar në vend brenda dy muajve, duke e cilësuar projektin si unik në Evropë.

“Brenda dy muajsh do të kemi robotë humanoidë të prodhuar në Serbi. Do të kemi diçka që askush tjetër në Evropë nuk e ka”, u shpreh ai.

Presidenti serb theksoi gjithashtu marrëdhëniet e ngushta me Kinën, duke shtuar se ndihet krenar për miqësinë mes dy vendeve dhe për prestigjin që, sipas tij, Serbia gëzon në Pekin.

The post Vuçiç nga Kina: Brenda dy muajsh Serbia do të ketë robotë humanoidë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: