Korça humbi sot një nga emrat më të njohur të trashëgimisë kulturore.
Është ndarë nga jeta restauratori korçar Jani Zoica, i cili për më shumë se 35 vite kontribuoi në ruajtjen dhe restaurimin e monumenteve dhe objekteve me vlera historike e kulturore.
Sipas burimeve pranë familjes, Zoica kishte pësuar një atak kardiak rreth dy javë më parë, ndërsa ditën e sotme nuk ka mundur t’i mbijetojë gjendjes së rënduar shëndetësore.
Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare në Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore, ai u bë pjesë e restaurimeve të shumta të objekteve karakteristike dhe monumenteve në juglindje të vendit, duke lënë pas një kontribut të vyer në ruajtjen e identitetit kulturor të qytetit të Korçës dhe më gjerë.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë trishtim tek kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën nga afër për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndër vite.
The post Ndahet nga jeta Jani Zoica, njeriu që ruajti monumentet e Korçës appeared first on Euronews Albania.
