Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne Kosove nis zyrtarisht nesër (e enjte), ndërsa partitë politike kanë paralajmëruar aktivitetet hapëse në disa qytete të vendit.
Subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje do ta hap fushatën me një tubim me simpatizant të saj në Ferizaj, në Palestrën e Sporteve, prej orës 19 e 30, shkruan KosovaPress.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar takim me qytetarët në sheshin e të qytetit të Ferizajt, duke filluar prej orës 20:00.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë aktivitetin elektoral në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar prej orës 18:00.
Ndërkaq, Aleanca do të hap fushatën zgjedhore me simpatizantë të saj në Gjakovë prej orës 19 e 45.
PSD-ja, sonte, në orën 21:00, përmes një aktiviteti simbolik, do të bëjë hapjen e fushatës. Aktiviteti do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” prapa Kuvendit të Kosovës.
Afatet e përcaktuara për fushatën zgjedhore do të zgjasin deri më 6 qershor, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 7 qershor.
The post Nesër nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet në Kosovë, partitë zbulojnë agjendën hapëse appeared first on Euronews Albania.
