Sulmi në Zvicër, policia arreston autorin! Tre të plagosurit në spital

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Autori i sulmit të regjistruar kë të të enjte në Zvicër është vënë në pranga. Ai u arrestua pasi plagosi tre persona në një sulm me thikë në një stacion treni.

Tre të plagosurit zviceranë janë të moshës 28, 43 dhe 52 vjeç. Ata u shtruan në spital pas sulmit në stacionin e trenit Winterthur. I dyshuari, një zviceran 31-vjeçar, përdori një armë me teh ndërss motivi është nën hetim.

Një dëshmitar okular që punonte në një ndërtesë zyrash aty pranë i tha një gazete lokale se dëgjoi një burrë të bërtiste “Allahu Akbar” që do të thotë “Zoti është më i madhi” në arabisht.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30. Një grup nxënësish shkolle po kalonin nëpër zonë në momentin e sulmit dhe një mësues shkolle u pa duke qëndruar para tyre për t’i mbrojtur.

The post Sulmi në Zvicër, policia arreston autorin! Tre të plagosurit në spital appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: